Rose flet rreth transferimit të dështuar

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi anglez, Danny Rose, ka thënë se janë bërë spekulime për të gjatë verës.

Ai ka vendosur që t’i lërë anash spekulimet dhe të fokusohet në karrierën e tij në Tottenham, shkruan Goal.

Për futbollistin 29 vjeçar është raportuar se do të largohet nga Tottenham gjatë verës së këtij viti, mirëpo Rose e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo gjithçka që është raportuar gjatë verës ishte plotësisht e vërtetë. Në të ardhmen unë do ta them fjalën time për çdo gjë që ndodhi, por tani unë dua t’i shmangem negativitetit”.

Të ngjashme