Rossetti: Nuk ka kthim mbrapa pas VAR-it

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 14:21 | Nga

Gjyqtari i njohur italian, Roberto Rosetti ka siguruar se nuk ka kthim prapa tani që VAR është futur në Serie A, por janë të vetëdijshëm për kufizimet.

Teknologjia ‘Video Asistent Referee’ apo e njohur si VAR u prezantua këtë sezon në Serie A dhe tashmë është përdorur shumë herë, por jo pa polemika.

Megjithatë, sipas gjyqtarit të njohur italian, nuk ka kthim mbrapa pas futjes së kësaj teknologjie në futboll, për dallim nga disa të tjerë që nuk po e vlerësojnë pozitivisht këtë teknologji.

“Nuk ka kthim prapa”, ka thënë fillimisht Rosetti për agjencinë e lajmeve Ansa në ngjarjen Hackathon në Trento.

Ai është njeriu përgjegjës për zbatimin e projektit VAR në futbollin italian.

“Nga ana tjetër, ne kemi përdorur VAR vetëm për dy muaj dhe është e natyrshme që të duhen disa kohë për rregullime. Në vende të tjera, teknika është më e pjekur dhe VAR punon më mirë”, përfundoi Rosetti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme