Rrahmani e Hysaj pjesë e skuadrës së Napolit për Ligën e Evropës

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Napoli e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Napolitanët e kanë bërë vetëm një ndryshim. Në vend të Fernando Llorentes që kaloi tek Udinese, napolitanët e kanë futur Faouzi Ghoulam.

Në listë janë edhe mbrojtësi i Kosovës që veshë fanellën e skuadrës italiane, Amir Rrahmani dhe futbollisti i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Napoli do të përballet me Granadën në 1/16 e finales së Ligës së Evropës.

Skuadra e Napolit për Ligën e Evropës: Meret, Contini, Ospina, Mario Rui, Maksimovic, Di Lorenzo, Hysaj, Koulibaly, Ghoulam, Rrahmani, Manolas; Demme, Bakayoko, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski, Lobotka; Osimhen, Lozano, Mertens, Politano, Insigne, Petagna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme