Rrahmani e mposht Coronavirusin, kthehet në stërvitje me Napolin

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka mposhtur koronavirusin dhe do të jenë në gjendje të kthehet në stërvitje me skuadrën e vet, Napoli, nga kjo e enjte.

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani ka dalë negativ në testin e fundit për COVID-19 dhe si rrjedhojë e ka marrë dritën e gjelbër për t’i rifilluar stërvitjet nga nesër, raporton Gazeta Express.

26-vjeçari nga Prishtina ishte infektuar me virus më 20 nëntori, rreth dy ditë pasi ishte kthyer në Napoli nga detyra me ekipin kombëtar të Kosovës.

Ai ka qëndruar në vetizolim për dy javë dhe e ka kaluar me sukses virusin.

Si pasojë e virusit, ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Gennaro Gattusos në tri ndeshjet e saj gjatë këtyre dy javëve të fundit.

Megjithatë, ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit kundër Crotones të dielën në Serie A.

Rrahmani ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare në Serie A apo Ligën e Evropës për Napolin, pavarësisht se iu bashkua skuadrës në verë nga Hellas Verona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme