Rrahmani i gatshëm për ndeshjen kundër Crotones

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë i gatshëm për Napolin për ndeshjet kundër skuadrës së Crotones, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.

Rrahmani është rikuperuar nga lëndimi, i cili bëri që të largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës javën e shkuar dhe tani do të jetë në dispozicion të trajnerit Gennaro Gattuso për duelin e fundjavës.

Dueli mes Napolit dhe Crotones, zhvillohet të dielën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 29 në Serie A. Rrahmani i ka munguar Napolit në dy ndeshjet e fundit dhe gjasat janë të mëdha që të jetë startues te Napoli në duelin daj Crotones. Mbrojtësi 27-vjeçar këtë edicion ka nëntë paraqitje në kampionatin italian.

Të ngjashme