“Rrahmani, njëri prej mbrojtësve më të fortë në Itali”

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Selektori i Shqipërisë, Edy Reja e ka lavdëruar mbrojtësin kosovar dhe e ka përgëzuar Napolin për blerjen e tij.

Amir Rrahmani është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali.

Kështu mendon selektori i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, shkruan Gazeta Express.

Trajneri italian e ka përgëzuar Napolin për transferimin e qendërmbrojtësit kosovar, i cili këtë sezon po luan me sukses në Verona.

“Rrahmani është një lojtar i shkëlqyeshëm. Edhe pse ai është ideal kur ekipi luan me tre mbrojtës në qendër, Napoli ka bërë mirë që e ka blerë. Napoli e ka marrë njërin prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit italian”, është shprehur Reja për “Radio Kiss Kiss”.

26 vjeçari ishte transferuar në Serie A verën e kaluar nga Dinamo Zagrebi.

Në janar atë e kishte blerë Napoli dhe ai do t’i bashkohet klubit të ri gjatë verës.

Rrahmani në të kaluarën kishte luajtur për Kombëtaren shqiptare, por më pas i ishte bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, ku është lojtar mjaft i rëndësishëm. 

Të ngjashme