Rrahmani vazhdon të shkëlqejë në Serie A, hyn në një tjetër top listë

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Paraqitjet e Amir Rrahmanit me Hellas Veronën në Serie A kanë bërë që mbrojtësi kosovar të marrë mjaft shumë lëvdata gjatë kohës së fundit. Në mesin e statistikave mbresëlënëse të tij është edhe radhitja e tij si njëri ndër futbollistët që kanë fituar më së shumti topa në ligë.

Që kur e siguroi transferimin e tij nga Dinamo Zagrebi në Hellas Verona – më 11 korrik të këtij viti për rreth dy milionë euro – Amir Rrahmani ka qenë mbresëlënës në 11 paraqitjet e tij në Serie A dhe një në Kupën e Italisë, raporton Gazeta Express.

25-vjeçari i Kosovës është bërë i njohur për fuqinë e tij në duelet ajrore e së fundi vetë Rrahmani e publikoi në llogarinë e tij në Facebook një listë ku ai radhitet në mesin e futbollistëve që ka fituar më së shumti topa gjatë 11 xhirove të Serisë A.

Këtë listë e kryeson qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, ndërsa Rrahmani, që ka kontratë me Veronën deri më 30 qershor të vitit 2023, radhitet i gjashti në këtë listë.

Me të në vijën e mbrojtjes, Hellas Verona e ka mbajtur portën e paprekur në katër ndeshje të Serisë A, por edhe statistikat e tij të tjerë në ligë janë mjaft mbresëlënëse.

Kosovari lavdërohet nga mediumet italiane për fuqinë e tij në duelet ajrore, që e ka si pikë të fortë edhe për shkak të gjatësisë së tij 190 centimetra. Rrahmani ka qenë fitimtar në 79.2 për qind të dueleve ajrore në këtë sezon të Serisë A, ndërsa 63 për qind në duele gjithsej.

Mbrojtësi që mban fanellën me numër 13 të skuadra e Hellas Veronës është treguar gjithashtu 77 për qind i saktë të pasimeve në ndeshjet e Serisë A këtë sezon, përderisa e ka krijuar edhe një rast të mirë për të shënuar, përkundër që është mbrojtës.

Kosova do të shpresojë se Rrahmani do ta vazhdojë me këtë formë të mirë edhe në ndeshjet e nëntorit, kur “Dardanët” i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit vendimtare për Grupin A kualifikues në EURO 2020 – kundër Çekisë si mysafir më 14 nëntor, pastaj kundër Anglisë në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor. 

Kjo eshte lista e top 15 futbollisteve qe kane rikuperuar(fituar) topa gjate 11 javeve ne Serie A.

Gepostet von Amir Rrahmani am Mittwoch, 6. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme