Rrëfehet Dybala, kërkon rikthimin e Pogbas te Juventus

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:24 | Nga

Poul Pogba nuk ka kalur një sezon të mirë në Angli tek skuadra e Manchester United.

Kujtojmë se për disa kohë pati edhe një konflikt me trajnerin e klubit Jose Mourinho që e la në stol futbollistin për disa ndeshje.

Pagba flitet se do të largohet këtë verë nga klubi i Manchester United pasi nuk po përshtatet me këtë klub, dhe pas këtyre spekulimeve Juventus e ka vënë nën vëzhgim lojtarin.

Ndërmjetës për këtë është bërë Paulo Dybala. Argjentinasi, ka dalë haptazi me një mesazh për Juventus:

“Të dëgjosh që Paul mund të rikthehet është diçka që më lumturon, sepse ai është një nga shokët më të mirë që kam në futboll. Në këtë mënyrë do të heqim dorë nga telefonatat në distancë dhe do të kthehemi të luajmë së bashku. Do të stërvitemi çdo ditë me njëri-tjetrin dhe kjo është dëshira më e madhe që kam.” është shprehur Dybala.

“Joya” vazhdoi: “Me Paul kam mbajtur një marrëdhënie shumë të mirë, edhe pas largimit të tij për në Angli. Me të jam ndjerë shumë mirë brenda dhe jashtë fushës së lojës. Krijonim përshëndetje të reja dhe mënyra për të festuar golat. Me njëri-tjetrin ishim të lumtur si dy fëmijë. Pasi pamë një episod të “Dragon Ball Z” festuam duke bashkuar gishtat. Uroj të rikthehet te Juventus.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme