Rrëfimi për skuadrën që askush nuk guxon t’i dalë para

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ekipi më i mirë i futbollit amerikan në kuadër të shkollave të mesme në shtetin Maryland, dhe ndoshta më i miri në gjithë SHBA-në, ndeshjet si vendas i luan në një park publik në Baltimore.

Nuk ka vend për numër të madh shikuesish dhe ata që shkojnë për të përcjellë ndeshjet janë kryesisht prindërit e lojtarëve. Por, këtë vit, St. Frances Academy Panthers ka zhvilluar fare pak ndeshje dhe madje jozyrtare, duke çuar kështu në humbje të sezonit. Askush në ligën e shkollave të mesme nuk dëshiron të luajë kundër kësaj skuadre, pasi është shumë e mirë dhe shumë më e fortë se rivalet.

Skuadra konsiderohet një nivel mbi të gjitha të tjerat në rang të shkollave të mesme. E braktisur nga ekipet e ligës së shkollave të mesme pak para fillimit të këtij edicioni, Pathers është detyruar të krijojë një ligë private për të luajtur ndonjë ndeshje. Por, edhe në këtë ligë numri i kundërshtarëve është shumë i vogël, pasi pak skuadra pranojnë të koriten.

Deri më tash Panthersat i kanë zhvilluar pesë ndeshje, tri prej të cilave kundër ekipit nga Ontario, Canada Prep Academy. Të gjitha këto ndeshje deri më tani, ekipi i Panthersave i ka fituar bindshëm, me rezultatin 55-0.

“Në momentin që kundërshtarët në ligë do të pranojnë të luajnë me ne, atëherë përfundimisht do ta fitojmë kampionatin nacional të shkollave të mesme. E di që jemi shumë të fortë, por nuk është korrekte që kundërshtarët të veprojnë në këtë mënyrë. Thjesht, jam më fat që kam një ekip kaq të mirë”, thotë trajneri Biff Poggi.

Bazuar në renditjen aktuale, Panthersat renditet në pozitën e shtatë të shkollave të mesme, meqë nuk kanë asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon. Por kjo skuadër vazhdon të llogaritet më e forta në SHBA. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme