Rrëfimi prekës i Fergusonit: Kisha frikë se s’do ta shihja më diellin me sy e as të flisja

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka pranuar se kishte pasur frikë se nuk do të ishte në gjendje të fliste më e as të përjetonte ditë të bukura me diell, për shkak të hemorragjisë në tru.

Ferguson u operua urgjentisht pasi u dërgua në spitalin “Salford Royal” me emergjencë për shkak të gjakderdhjes në tru në maj të vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

79-vjeçari, i cili nga shumë njerëz vlerësohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në historinë e futbollit, ka folur për sëmundjen me të cilën është përballur në tri vjetët e fundit.

Ai ka treguar se ishte në rrezik ta humbiste kujtesën dhe aftësinë për të folur.

“E humba zërin, nuk isha në gjendje ta nxirrja asnjë fjalë nga goja, kjo ishte e frikshme, tejet e frikshme”, tha Ferguson.

“Gjithçka më shkonte në mendje: A do t’m’u kthehet kujtesa? A do të mund të flas përsëri?”, shtoi ai.

“Pesë persona pësuan gjakderdhje në tru atë ditë. Tre prej tyre vdiqën. Vetëm dy mbijetuan. Isha me fat. Ishte një ditë e bukur atë ditë, e mbaj në mend. E pyesja veten sa ditë të bukura me diell do t’i shihja përsëri? E kisha të vështirë”, tregoi ai.

Ferguson i kaloi disa ditë në spital pas operacionit të suksesshëm dhe punoi me një profesionit për ta rikthyer të folurit.

Trajtimi i tij zgjati 10 ditë në përgjithësi dhe Fergusonit iu kthye kujtesa dhe aftësia për të folur si duhet, po ashtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme