Rrëfimi i Shaqirit për vitin 2016

Prishtinë | 02 Jan 2017 | 14:03 | Nga

Viti 2016 ka qenë shumë i rëndësishëm, por edhe i suksesshëm për futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri. Ai në një intervistë për ‘Blick.ch’ ka folur për vitin që lamë pas, si dhe dëshirat për vitin 2017, përcjell albinfo.ch.

Sigurisht se goli ndaj Polonisë do të mbahet mend për një kohë të gjatë. “Çfarë të them. Ishte një instinkt i vërtetë dhe nuk kam menduar shumë. Emocionet ishin të mëdha kur topi përfundoi në rrjetë. Edhe tifozët ishin të gjithë në këmbë si asnjëherë më parë. Jam krenar për atë gol, por edhe pasi ishte ndeshje e rëndësishme”, ka thënë Shaqiri.

Edhe pse u vlerësua lart nga mediat botërore, kështu nuk e vlerësoi FIFA dhe UEFA që nuk e nominuan për golin e vitit. “Për mua ishte e pakuptueshme, megjithatë, nuk ka shumë rëndësi”, shtoi mesfushori nga Zhegra e Gjilanit.

Ai më pas foli për vitin 2016. “Kishte disa gjëra të mira, si transferimi në Stoke, pastaj goli ndaj Evertonit që u zgjodh më i miri i sezonit, por goli ndaj Polonisë, gjithashtu ishte i mrekullueshëm. Ishte një vit i suksesshëm, kurse dëshirat e mia për vitin 2017 janë të kem shëndet dhe të mos kem lëndime”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme