Rrëfimi i shqiptarit të vetëm në Superligën e Serbisë

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 08:56 | Nga

Iljasa Zulfiu po konsiderohet si Fadil Vokrri i ri nga ekipi i tij Radnik Surdulica dhe mediumet serbe. 19-vjeçari pritet të jetë shqiptari i parë që do të luajë në Superligën e Serbisë në dekadën e fundit.

Mediat në Beograd shkruajnë se ai do të jetë shqiptari i parë në elitën e Serbisë, që nga koha e Fadil Vokrrit në Partizan (1986-1989), por në fakt Ardian Gjokaj ka luajtur deri në vitin 2006 në këtë vend dhe ai llogaritet shqiptari i fundit.

Zulfiu ka firmosur në fillim të këtij viti për Radnikun, por është huazuar për të marrë përvojë te skuadra e ligës së tretë, Ozren Sokobanja, shkruan sot Koha Ditore.

“Djaloshi është fantastik dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë i dashur si për bashkëlojtarët ashtu edhe kryesinë. Askush nuk ka shikuar se çfarë nacionaliteti ka për shkak se të gjithë jemi njerëz. Sporti dallon prej politikës. Para këtij djaloshi është një e ardhme e ndritur dhe duhet vetëm të vazhdojë të punojë”, ka thënë drejtori i Radnikut, Stanislav Tonçev.

Zulfiu është nga Presheva dhe hapat e parë në futboll i ka marrë nëpër ekipe të ndryshme të këtij qyteti. Ai të gjitha këto pritshmëri i ka parasysh dhe po punon që sa më shpejtë t’i arrijë.

Të ngjashme