Rregull i ri nga FIFA për trajnerët në Botërorin “Rusia 2018”

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 12:18 | Nga

Pak më shumë se dy javë kanë mbetur deri në fillimin e Kupës së Botës në Rusi dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA, ka vendosur një rregull të ri për trajnerët, që do të jenë pjesë e këtij kompeticioni.

Kjo risi që është bërë e ditur së fundmi, është vendosur nga FIFA dhe Shoqata e Bordit të Futbollit (IFAB), të cilët do të lejojnë komunikimin e trajnerit me ndihmësin ose asistentin e tij që ndodhet në tribunë.

Ndihmat teknike do të jenë në formën e kufjeve ose telefonave që do të lejohen vetëm për këtë gjë.

Tani në stërvitje shumë ndihmës trajnerë, e shohin ndeshjen nga tribuna për të krijuar një ide se si do të operojnë gjatë ndeshjeve të Botërorit.

Rregulli i tillë u vendos për t’iu ardhur në ndihmë trajnerëve gjatë ndeshjes, që të rregullojnë lojën e tyre në aspektin taktik dhe do të hyjë në fuqi që nga ndeshjet e para në grupe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme