Rritet presioni te Sarri para rifillimit të Serie A

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Serie A ende nuk ka rifilluar pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit, por presioni te trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri po rritet pas dështimit të ekipit të tij për të fituar Kupën e Italisë.

Gara e Kupës është mbajtur para rifillimit të Serie A. Juventusi barazoi pa gola me Milanin në gjysmëfinale dhe të mërkurën mbrëma në finale ndaj Napolit. Napoli më pas fitoi 4:2 në penallti, duke i dhënë fund shpresave të Juventusit për të fituar tre trofetë e mëdhenj.Tani Sarri është në presion që të fitoi titullin me Juventusin.

Gara për titull vazhdon të shtunën kur Torino e pret Parmën. Do të jetë periudhë shumë e ngarkuar. 12 xhiro do të luhen brenda gjashtë javësh, ndërsa do të ketë ndeshje thuajse çdo ditë. Federata italiane shpreson se disa tifozë do të lejohen në stadiume duke nisur nga korriku.

Juventusi, që të hënën luan në udhëtim ndaj Bolognas, udhëheq në tabelë me 63 pikë. Ka vetëm një pikë më shumë se Lazio. Lazio është në seri prej 21 ndeshjeve pa humbje në kampionat dhe te kjo skuadër presin që të vazhdojnë serinë.

“Ne jemi ekip që jemi mësuar për të zgjedhur situatat me lëvizje individuale. Por për momentin është e vështirë pasi na mungon shkëlqimi individual. Aty ku vërtetë shkoi keq ishte te penalltitë. Mendoj se kjo situatë është e përkohshme. Nuk mund të pritet që ekipi të jetë në gjendje të njëjtë pas tre muajsh. Kam parë lojë të tempos së ultë nga të dy palët”, ka thënë Sarri.

Të ngjashme