Rruga e vështirë e Laurenit deri tek Arsenali i pathyeshëm

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Laureano Bisan Etame-Mayer, apo Lauren siç njihet në Angli dhe më gjerë, u bë lojtar i rëndësishëm në një nga skuadrat më të mëdha në futbollin modern.

Mirëpo, para se të luante rolin e tij në stinorin 2003\04 të Arsenalit që nuk pësoi asnjë humbje, mbrojtësi kishte bërë jetë dukshëm më ndryshe se shumë lojtarë të Premier Leagues.

Familja e tij iku nga persekutimi politik, ushqimi ishte shumë i kufizuar dhe ai u desh të pyeste një ekonom për shpërthimin e tij të madh.

Pesëmbëdhjetë vjet nga një prej arritjeve më të mëdha në futboll, kur Arsenali u bë ekipi i parë në epokën moderne që kaloi një stinor në elitën angleze pa humbje, mbrojtësi kamerunas rrëfen për të gjitha gjërat që ka përjetuar gjatë karrierës, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Lauren është lindur në Kribi të Kamerunit, pasi prindërit e tij ikën nga Guineja Ekuatoriale për shkak të persekutimit politik.

Por, shumicën e fëmijërisë e kaloi në Spanjë, pasi familja e tij u zhvendos në Sevilla, një qytet ku babai i tij kishte kontakte nga koha kur punonte në shërbimin civil në Guine Ekuatoriale.

Në atë shtet të Afrikës, familja e tij ishte në mesin e elitës, por në Spanjë gjërat ishin shumë më ndryshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme