RTK-ja transmeton ndeshjen Austri U21 – Kosovë U21

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Vëmendja e tifozëve të futbollit në Kosovë sonte do të jetë në Ried të Austrisë.

Kombëtarja jonë U21 do të jetë mysafire e Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2021.

Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës pritet të jetë interesante, pasi të dy skuadrat po kërkojnë vendin e dytë në tabelë.

Austria aktualisht mban vendin e dytë me nëntë pikë, tre më pak se Kosova.

Radio Televizioni i Kosovës do ta transmetojë ndeshjen direkt duke filluar në orën 18:00.

Të ngjashme