Rudiger më afër transferimit te Real Madridi

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi raportohet se tani është klubi favorit për transferimin e Antonio Rudigerit.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, klubi spanjoll është më afër arritjes së marrëveshjes.

“Los Blancos” thuhet se bisedimet i kanë nisur qysh në dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë klubi tjetër i interesuar për shërbimet e reprezentuesit gjerman.

Ndërkaq, Manchester United dhe Bayern Munichi tani besohet se janë jashtë garës, derisa situata me Chelesan nuk ka ndryshuar ende.

Kujtojmë se kontrata e Antonio Rudigerit me “Blutë” e Londrës skadon më 30 qershor. Kjo nënkupton se ai mund të largohet nga “Stamford Bridge” si lojtar i lirë. 

Të ngjashme