Rugani pritet të zyrtarizohet te Roma

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi italian Daniele Rugani është pranë transferimit te Roma nga Juventusi.

Rugani pritet të huazohet për pesë milionë euro, ndërsa skuadra romane do të ketë edhe obligim për të blerë mbrojtësin verën e ardhshme për 25 milionë euro, bën të ditur “Corriere dello Sport” të martën.

Deri te finalizimi i transferimit ka mbetur vetëm edhe marrëveshja personale mes Ruganit dhe klubit. Rugani po kërkon një pagë vjetore prej së paku tre milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Me transferimin e Ruganit, Roma do të hiqte dorë nga transferimi i kroatit Dejan Lovren nga Liverpooli.

Ndërkohë Roma po ashtu po interesohet për të huazuar nga Juventusi sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme