Rugani thotë se është mirë, bën thirrje të respektohen rregullat

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka thënë se është në gjendje të mirë.

Rugani është lojtari i parë në Serie A që është testuar pozitiv me koronavirus.

“Keni lexuar lajmin, kështu që dua t’i siguroj gjithë ata që janë të shqetësuar për mua, se jam në rregull. Unë i bëjë thirrje të gjithëve të respektojnë rregullat, pasi virusi nuk bën dallime! Të bëjmë këtë për veten, për të dashurit tanë dhe për ata rreth nesh”, ka shkruar Rugani në Twitter.

Gjithë skuadrat e Juventusit duhet të izolohet për dy javë, që nënkupton se është gati e sigurt se do të shtyhet ndeshja e kthimit e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.

Po ashtu është izoluar edhe skuadra e Interit, pasi Rugani ishte në bankinë në ndeshjen e fundjavës që Juventusi e fitoi 2:0 ndaj Interit në Serie A.

Të ngjashme