Ruiz nuk heq dorë nga titujt, zbulon kundërshtarët e radhës

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr ka zyrtarizuar planet e tij për të ardhmen. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë humbi titujt në revanshin ndaj Anthony Joshua, në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai pritet të duelojë ndaj Dillian Whyte në pranverën e këtij viti, por meksikani ka gati një listë të rivalëve të mundshëm.

Sipas tij, kandidatë janë edhe Deontay Wilder, Tyson Fury dhe Joseph Parker. “Kandidatët janë të shumtë, por unë jam gati të përballem me të gjithë. Madje dua dhe do të përballem me të gjithë. I pari mund të jetë Whyte dhe më pas dua fituesin e duelit mes Wilder dhe Fury, e dua njërin prej tyre përballë në ring”, tha Ruiz, transmeton Telesport.

“Pavarësisht se humba titujt jam i motivuar për të ecur përpara dhe do të kem sërish shansin të dueloj për titullin kampion. Pse jo edhe ndaj Joshua. Do të negociojmë për të zhvilluar triologjinë në të ardhmen. U bëra një herë kampion bote, mund ta realizoj këtë gjë sërish”, tha Andy Ruiz Jr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme