Rummenigge: Pa Messin, Barcelonës i ishte thyer shpirti

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka qenë plot lëvdata për klubin gjerman pas fitores së tyre 3-0 kundër Barcelonës në Camp Nou të martën mbrëma, teksa foli edhe për ndikimin e largimit të Lionel Messi.

Thomas Muller hapi rezultatin në minutën e 34-të para se Robert Leëandoëski të shtonte golin e dytë dhe të tretë në minutat e 56-të dhe 85-të për të siguruar fitoren 3-0.

Por, Rummenigge u përqendrua në mënyrën në të cilën Barcelona duket të jetë një ekip tjetër pa Lionel Messin në radhët e tyre.

“Bayerni luajti jashtëzakonisht mirë dhe e merituan fitoren. Është shumë herët për të folur për favoritët. Gara e vërtetë fillon me fazën e eliminimit direkt”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Bild.

“Nëse shikoni ekipin, mënyrën se si ata u paraqiten taktikisht, pa Messin, shpirtrat e tyre janë shkatërruar. Ata po përballen me kohë të vështira”.

“Ishte e domosdoshme ta shisnin atë. Liga Spanjolle ka shënuar një autogol me të”, përfundoi legjenda gjermane.

Të ngjashme