Rusët po tregohen nikoqirë të mirë

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 10:58 | Nga

Frika e shkencëtarit të kompjuterikes nga Senegali, Alioune Ndiaye se mund të përballet me abuzime raciste në botërorin “Rusia 2018” nuk është materializuar.

Gjithashtu, nuk është materializuar as frika e tifozëve të tjerë të huaj, që kanë vendosur ta përcjellin botërorin nga afër, transmeton Koha Ditore.

Kur ka kaluar gjysma e botërorit, asnjë incident i madh racist nuk është raportuar mes lojtarëve apo tifozëve, pavarësisht shqetësimeve në prag të kësaj ngjarjeje, ku organizatorët frikësoheshin se mund të dëmtohen nga racizmi.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që kishin alarmuar për një seri incidentesh raciste në ndeshjet e futbollit të kampionatit rus, muaj para fillimit të botërorit kanë pranuar se përvoja në turneun e madh të futbollit deri më tani ka qenë përgjithësisht pozitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme