Rusia ia dorëzon stafetën Katarit

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 10:38 | Nga

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të dielën ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e organizimit të Kampionatit Botëror, emirit të Katarit, shtet ku pas katër vjetësh do të mbahet ky turne i madh i futbollit.

Në ceremoninë e mbajtur pak orë para ndeshjes finale, detyra e organizimit të botërorit u bart nga shteti më i madh në botë te një nga më të vegjlit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”

Katari ka popullsi prej 2.3 milionë banorësh dhe një territor pak më të vogël sesa shteti i Connecticutit në SHBA.

Madhësia e Katarit, si dhe temperaturat e larta e mungesa e infrastrukturës sportive, kanë bërë që disa të vënë në pikëpyetje vendimin e FIFA-s, për t’ia dhënë organizimin e botërorit. Mirëpo, zyrtarët e Katarit insistojnë se janë plotësisht të gatshëm për këtë sfidë.

Disa orë para ndeshjes finale të botërorit “Rusia 2018”, emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, iu bashkua Putinit dhe kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, në një ceremoni të mbajtur në Kremlin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme