Ryan Giggs akuzohet për sulm ndaj dy grave

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Uellsit, Ryan Giggs është akuzuar për shkaktimin e dëmtimit trupor ndaj një gruaje në të 30-at dhe sulmin të njëjtë ndaj një gruaje në të 20-at.

Lajmi është bërë i ditur nga BBC.

Ai është akuzuar për tre vepra penale pasi policia u thirr në raportet e një shqetësimi në një adresë në Worsley, Salford më 1 nëntor.

Që nga viti 2018, Giggs është trajner i ekipit kombëtar të Uellsit, kurse gjatë tërë jetës së tij luajti për Manchester Unitedin.

Të ngjashme