“Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi ndihet shumë i lumtur që kombëtarja e tij fitoi trofeun në Copa America 2021.

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.

Goli i vetëm në këtë finale u shënua në minutën e 22-të nga Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol me parabolë pas asistimit të Rodrigo De Paul.

Megjithatë, njëri nga më meritorët e këtij triumfi të Albiceleste ishte kapiteni i ekipit, Messi.

Messi u zgjodh më i miri i turneut me katër gola dhe pesë asistime, ndërsa kishte një reagim special në rrjetet sociale.

“Sa çmenduri e bukur!!! Kjo është e mahnitshme, falë Zotit!!! JEMI KAMPIONA”, ka shkruar Messi në profilin e tij.

Pas këtij triumfi me Argjentinën në Copa America, Messi do të pushojë disa ditë, ndërsa pritet edhe rinovimi i kontratës me Barcelonën.

Të ngjashme