“Sa i bukur, po aq edhe i rrallë” – Luis Nani çmend të gjithë me golin e fundit

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-anësori sulmues i Manchester Unitedit, Luis Nani shënoi ndoshta golin më të rrallë që do të shihni ndonjëherë mbrëmë.

Sporting Kansas City dhe Orlando City kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e javës së dytë të Mayor League Soccer (MLS).

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gianluca Busio (45’) për vendasit, ndërsa Nani (79’) për mysafirët.

Megjithatë, goli i portugezit Nani ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen pasi ishte shumë i bukur, por edhe i rrallë.

Nani shënoi me thembër dhe me shpinë të kthyer nga porta për një barazim të vonshëm të ekipit të tij, duke ia fituar një pikë.

34-vjeçari e bëri atë të dukej sikur ishte gjëja më e lehtë në botë, por nuk ishte ashtu pasi gola të tillë rrallëherë shihen në fushat e blerta.

Goli duhej të rishikohej me VAR, por u cilësua i rregullt dhe festa nuk mungoi. 

Të ngjashme