Sadiku largohet nga Levante

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Armando Sadiku dhe Levante kanë rënë në ujdi për ta ndërprerë marrëveshjen dhe si pasojë sulmuesi shqiptar është lojtar i lirë në treg tani.

Përfaqesuesi i Kombëtares kuqezi kishte kontratë me Levanten deri më 30 qershor të vitit 2021, por u pajtua ta ndërpresë atë para kohe.

Sadiku iu bashkua Levantes në janar të vitit 2018 por nuk arriti asnjëherë të gjejë rehati, duke e kaluar shumicën e kohës i huazuar te Lugano dhe Malaga.

Ai i shënoi 13 gola dhe një asist në 36 paraqitje në LaLiga 2 – kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Levante njoftoi në uebsajtin e vet se Sadiku tani është lojtar i lirë.

“Levantes UD dhe Armando Sadiku kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës”, shkruhet në uebsajtin e klubit spanjoll.

“Levante UD dëshiron ta falënderojë Sadikun për punën dhe profesionalizmit, si dhe i uron sukses profesionalisht dhe personalisht”. 

Të ngjashme