Sakrifica e Berishës për të realizuar ëndrrën si futbollist

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka treguar para studentëve të Institutit “Giovanni Evangelista di Roma” se ka bërë sakrificë të madhe për ta realizuar ëndrrën e fëmijërisë.

Futbollisti i Lazios ka thënë se si fëmijë kishte ëndërruar të bëhet futbollist profesionist. “Për ëndrrën për t’u bërë futbollist, bëra shumë sakrificë. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhet futbollist dhe në moshë të re kam kuptuar se dëshiroj të bëhem profesionist”, ka thënë Berisha.

Ish-futbollisti i Norvegjisë ka luajtur për Red Bull Salzburgun, Vikingun dhe Egersundsin. Te Lazio u transferua gjatë verës së vitit të kaluar, derisa ka kontratë deri në vitin 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme