Salah bën gjestin humanitar, dhuron mijëra ton ushqime për vendlindjen

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah ka dhuruar mijëra ton me ushqime për banorët e vendlindjes së tij, për të ndihmuar shkaku i pandemisë Covid-19.

Babai i futbollistit tha se djali i tij dëshiron që fshati të jetë i sigurtë prandaj edhe ju ka kërkuar banorëve të ndjekin udhëzimet shëndetësore.

Gjithashtu babai i Salah tregoi që ata kanë shpërndarë edhe maska të banorët e tyre. Kjo nuk është hera e parë që Salah ka ndihmuar vendlindjen e tij, pasi futbollisti i Liverpool vazhdimisht merr iniciativa bamirësie për këtë vend.

Salah është vlerësua nga shteti i Egjiptit për projektet e tij humanitare.

Të ngjashme