“Salah duhet të largohet nga Liverpooli dhe të transferohet në Barcelonë”

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Jay-Jay Okocha, një prej futbollistëve afrikan më të mirë të të gjitha kohëve, ka ngjallur thashetheme rreth largimit të Muhamed Salah këtë verë.

Sipas tij, nëse Salah dëshiron të largohet, s’mund ta ndalojë askush.

Ai beson se është koha më e mirë që pas disa viteve të arta në Angli te Liverpooli, të ndërrojë ambient.

Sipas ishit të PSG-së, Barcelona do të ishte klubi i duhur për të.

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai nuk mund të mbahet (me zor)”, u shpreh Okocha.

“Nëse ka një mundësi për të shkuar në Barcelonë, ​​unë rekomandoj ta bëj atë. Energjia e tij është shteruar me Liverpoolin. Situata po përkeqësohet në Liverpool dhe Salah duhet të largohet nga Premier League”.


Të ngjashme