Salah e barazon rekordin e legjendës Gerrard

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah e ka barazuar rekordin e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, për më së shumti gola në Ligën e Kampionëve në Stadiumin Anfield, pas golit kundër Milanit të mërkurën.

Salah shënoi një herë në fitoren e Liverpoolit 3:2 kundër Milanit në ndeshjen hapëse të fazës grupore midis dy gjigantëve evropianë në Anfield.

Ky ishte goli i 14-të i sulmuesit egjiptian në Anfield në garën më prestigjioze evropiane për klube, me të cilin e barazoi legjendën e të kuqve Gerrard.

Salah i kishte shënuar vetëm tri gola në Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij para se t’i bashkohej Liverpoolit nga Roma vite më parë. Por që prej atëherë, ai është bërë shënues serik i golave në këtë garë.

Ylli egjiptian i ka tani 26 gola në Ligën e Kampionëve për Liverpoolin, shumicën e të cilave i shënoi në fushën e Anfield.

Të ngjashme