Salah ia siguron fitoren Liverpoolit

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 16:01 | Nga

​Liverpooli e ka mposhtur me shumë vështirësi Crystal Palacën, duke triumfuar në fund 2-1.

Liverpooli ka marrë pikët e plota në udhëtim kundër Crystal Palace, ku djelmoshat e Jurgen Klopp triumfuan 2-1, shkruan Gazeta Express.

Vendasit i befasuan mysafirët në minutën e 13’të, Luka Milivojevic shënoi për 1-0.

Por, Liverpooli e nisi më mirë ndeshjen në pjesën e dytë ku përmbysi gjithçka.

Fillimisht Sadio Mane shënoi për 1-1 në minutën e 49’ kurse pikët e plota Liverpoolit ia siguroi i mrekullueshmi, Mohamed Salah, që shënoi për 2-1 në minutën e 84’.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, gjendet në pozitën e tretë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme