Salah iu drejtohet tifozëve të Liverpoolit me mesazh

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah iu ka premtuar tifozëve të Liverpoolit e ai dhe bashkëlojtarët e tij do të luftojnë si kampionë për t’i ndryshuar gjërat për mirë, pas një ecurie të formës së dobët në Premierligë.

Kampioni në fuqi i Premierligës e pësoi humbjen e tretë radhazi në shtunën, kur u mposht 3:1 nga Leicester City.

Rezultatet e dobëta e kanë lënë skuadrën e Jurgen Kloppit në pozitën e katërt dhe 13 pikë prapa liderit Manchester City, i cili, për më tepër, e ka një ndeshje në dispozicion për ta zhvilluar.

Derisa trajneri Klopp e ka pranuar se shpresat e të kuqve për ta mbrojtur titullin kanë marrë fund, Salah është zotuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të bëjnë gjithçka për t’u kthyer në binarë.

Salah shkroi në Twitter: “Ka qenë një periudhë e vështirë për shumë arsye. Ne jemi kampion dhe do të luftojmë si kampionë, deri në fund. Nuk do të lejojmë që ky sezon të përcaktohet nga rezultatet e ndeshjeve të fundit. Ky është premtimi im për ju”.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme