Salah kopjon Wijnaldiumin në mënyrën se si tenton të largohet nga Liverpooli

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah është duke tentuar që të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Ylli egjiptian nuk është i lumtur te The Reds dhe planifikon që të largohet me të përfunduar ky edicion.

Sipas asaj që raporton Express Sport, Salah është duke i ndjekur taktikat e Georginio Wijnaldumit që të largohet nga Liverpooli.

Mesfushori holandez ka refuzuar të rinovojë kontratën me The Reds dhe tenton kalimin si lojtar i lirë te Barcelona në verë.

Wijnaldum ishte pyetur nëse kishte pranuar një kontratë nga Liverpooli, por që kishte refuzuar të përgjigjet.

“Thjesht bëja Liverpoolit ato pyetje. A nuk përgjigjen ata?”, ka thënë Wijnaldum.

“Unë nuk mund të them asgjë në lidhje me të, duke përfshirë nëse flitet apo jo për një kontratë të re midis meje dhe Liverpoolit. Na vjen keq”.

Dhe Salah ka marrë një qasje të ngjashme kur diskutoi për të ardhmen e tij në Anfield, duke këmbëngulur se vendimi përfundimisht i mbetet Liverpoolit nëse ai do të qëndrojë apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme