Salah, lojtari i vitit në Premier Ligë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 01:11 | Nga

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, zyrtarisht është shpallur lojtari i vitit në Premier Ligë.

“Mbreti” egjiptian ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në këtë edicion të Premier Ligës, duke shënuar 31 gola në 33 paraqitje.

Ai gjithashtu ka bërë edhe 9 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Ai ka mposhtur David Silvan, Kevin De Bruynen dhe Leroy Sanen të Manchester Cityt, Harry Kanen të Tottenhamit dhe David de Gean që luan me Manchester Unitedin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme