Salah me hat-trick ia siguron fitoren Liverpoolit

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah ka shkëlqyer në fitoren 4 me 0 të Liverpoolit ndaj Bournemouthit duke realizuar tre gola.

Egjiptiani nisi serinë e golave në minutën e 25 ndërsa e vazhdoi vetëm tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë.

Jack Cork realizoi autogol për rezultatin 3 me 0 ndërsa egjiptiani doli edhe një herë në skenë për 4 me 0.

Me këtë fitore Liverpooli merr kreun e Premier Ligës me 42 pikë, një më shumë se Manchester City që sonte luan kundër Chelseat në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme