Salah në shënjestër të Juventusit

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Sipas mediave angleze Juventusi nuk ndalet me kaq pasi projekti i Paraticit tashmë përfshin edhe Mohamed Salah, për të cilin bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të përfshinin në marrwveshje edhe argjentinasin Dybala.

The Guardian klubi torinez është vënë në kërkim të më të mirëve në botë dhe sulmuesi i Liverpoolit kryeson listën e lojtarëve të tillë, përcjellë Klan Kosova.

Statistikat e sezonit të kaluar flasin qartë, por edhe ato të këtij edicioni shtojnë vlerat e sulmuesit egjiptian, i cili deri më tani numëron  17 gola në Premier League, 3 në Champions League dhe  tetë asiste në total.

Me pak fjalë nuk ka dyshime mbi aftësitë e Salah dhe për të arritur  shërbimet e tij kampionët e Italisë janë të gatshëm t’i ofrojnë “The Reds” në pjatë argjendi edhe Dybalan, duke qënë se sulmuesi është ndër preferancat e para të Jurgen Kloop.

Aspak surprizuese shifra për të cilën do të arrihej kjo marrëveshje, që sipas mediave angleze do të shkonte në 175 milionë euro. Edhe pse një shifër faraonike tashmë pas operacionit Ronaldo një lëvizje e tillë duket e pranueshme nga ana e Juventusit.

Të ngjashme