Salah ose Asensio në vend të Dybalas

| 11 Shk 2019 | 13:44 | Nga

Juventusi i ka zgjedhur dy pista të rëndësishme për pasardhësin e sulmuesit argjentinas

Juventusi po mendon qysh tash për pasardhësin e Paulo Dybalas.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet gjatë verës nga Torino dhe interesim për të kanë shprehur Interi dhe Real Madridi.

Dhe, në rast se mbetet pa ish-sulmuesin e Palermos, kampioni italian i ka në opsion Mohamed Salahun e Liverpoolit dhe Marco Asension e Real Madridit.

Që prej transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, Dybala ka mbetur nën hije të portugezit.

Prandaj, largimi i tij duket i pashmangshëm.

Ronaldo e rekomandon Asension si zëvendësues të argjentinasit, pasi ka luajtur me të në Madrid, por ylli i Liverpoolit është po ashtu në radarin e “Bianconeri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme