Salah “pushton” skenën para përballjes me ish-skuadrën

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 12:35 | Nga

Kur Roma shiti Mohamed Salahun te Liverpooli në verën e vitit të kaluar, krerët e skuadrës italiane kanë mundur të paramendojnë se egjiptiani do të bëhet sukses i madh te skuadra e Premier Leagues së Anglisë.

Por atë që nuk e kanë paramenduar është fakti se Salahin dhe Liverpoolin do t’i kenë pengesë të fundit për një vend në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Koha Ditore.

Të martën mbrëma në “Anfield Road” detyra kryesore e Romës do të jenë të ndalë sulmuesin Salah, që këtë stinor ka shënuar 41 gola në të gjitha garat.

Roma ka bërë befasi me arritje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ia doli të përmbysë në çerekfinale një disavantazh prej tre golash ndaj Barcelonës për të kaluar tutje.

Të ngjashme