Salah s’pranon ta konfirmojë se e ardhmja e tij është në Liverpool: S’është në dorën time

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah nuk ka pranuar ta konfirmojë se e ardhmja e tij i përket Liverpoolit, duke thënë se kalimi në ndonjë skuadër tjetër hiç më larg se këtë verë nuk është në dorën e tij.

Sulmuesi 29-vjeçar është duke e përjetuar sezonin më të vështirë me të kuqtë, pasi skuadra ka rënë në pozitën e shtatë në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Fakti se gjërat nuk kanë shkuar mirë në Anfield këtë sezon ka nxitur thashetheme se ai mund të largohet nga Liverpooli këtë verë.

Kohë pas kohe, Salah ka lënë të kuptohet se është i palumtur me trajnerin Jurgen Klopp, hic më larg se para tri javëve kur tregoi fytyrë zhgënjyese pasi u zëvendësua kundër Chelseat.

Egjiptiani, i cili i ka shënuar 17 gola këtë vit, e përshkroi si profesionale marrëdhënien me trajnerin Klopp, duke mos shfaqur përkrahje të plotë për gjermanin.

Duke folur për Marca, Salah tha: “Nuk është në dorën tij (se a qëndroj a jo). Do ta shohim se çfarë do të ndodhë por pëlqej të mos flas për këtë tani”.

Në lidhje me marrëdhëniet e tij me Klopp, Salah theksoi: “Është marrëdhënie normale mes dy profesionistëve. Kështu do ta përshkruaja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme