Salah sytë kah La Liga

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah ka planifikuar që në të ardhmen e afërt të kalojë në La Liga, respektivisht ose te Barcelona, ose te Real Madridi, sipas Don Balon.

Liverpool thuhet se ia kanë dhënë fjalën yllit egjiptian se ata do ta lënë të largohet drejt Spanjës për një ofertë që kap shifrën e më shumë se 160 milionë eurosh.

Salah ka pasur një start të vështirë këtë stinor, por është i nominuar për Topin e Artë pasi shënoi 44 gola stinorin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme