Salahu shkëlqen në fitoren ndaj Brightonit

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Brightoni.

Kampioni anglez shënoi fitore me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.

E paraqitje shumë të mirë në këtë takim pati egjiptiani, Mohamed Salah, i cili shënoi dy gola dhe bëri një asistim.

Salahu asistoi për Hendersonin, i cili në minutën e tetë shënoi një gol të bukur.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Trossard.

Me këtë fitore skuadra e Jurgen Kloppit arrin në kuotën e 92 pikëve. Derisa Brightoni në vendin e 15 ka 36 pikë.

Të ngjashme