Sampdoria interesohet për Berishën

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Valon Berisha mund t’i ketë ditët e numëruara në Lazio. Mediat italiane shkruajnë se mesfushori kosovar mund të transferohet në Sampdoria gjatë këtij muaji

Valon Berisha mund të largohet nga Lazio në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kosovar do ta preferonte më shumë qëndrimin në kryeqytetin italian para largimit.

Mirëpo, ai nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekip dhe “Biancocelesti” po mendojnë ta huazojnë ose ta shesin atë këtë muaj.

Sipas mediave italiane, interesim për përfaqësuesin kosovar së fundmi ka shfaqur Sampdoria.

Trajneri i ekipit nga Genova, Claudio Ranieri e pëlqen ish-futbollistin e Salzburgut, të cilin e do në skuadrën e tij.

Berisha nuk ka bindur sa duhet tek Lazio në dy sezonet e fundit, si rezultat i disa lëndimeve dhe i mungesës së ambientimit në ekip.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji nuk do ta preferonte një huazim të mundshëm pasi nuk preferon të lëvizë shumë nëpër skuadra.

Portali italian “Calciomercato.it” shkuan se 26 vjeçari do ta pranonte vetëm një transferim përfundimtar në ndonjë ekip i cili do ta bindte. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme