Sanches pranë transferimit te Napoli

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 13:14 | Nga

Mesfushori portugez Renato Sanches është shumë pranë transferimit te Napoli.

Sanches humbi hapësirat e Bayernit dhe gjiganti gjerman vendosi ta huazojë në Swansea, transmeton Klan Kosova.

Por portugezi nuk arriti të tregojë asgjë në futbollin anglez duke luajtur në vetëm 12 takime.

Një mundësi tjetër ka ardhur për Sanches që të vazhdoj të luaj në nivele të larta.

Carlo Ancelotti po kërkon t’ia shpëtojë karrierën lojtarit e cila është në rënie të lirë, raportojnë mediat italiane, transmeton Klan Kosova.

Ish-trajneri i Bayernit po kërkon transferimin e portugezit në Serie A për t’ia dhënë një fanelë titullari.

Napoli është gati të shpenzojë 20 milionë euro për të bindur Bayernin të heqë dorë nga 20 vjeçari.

Pavarësisht kësaj në garë për lojtarin mbetet edhe Monaco në Ligue 1 si dhe Benfica në Portugali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme