Sanches trondit Milanin, zgjedh klubin e ri

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 08:52 | Nga

Renato Sanches mund të transferohet në Chelsea gjatë kësaj vere. Sipas Daily Telegraph, Chelsea ka bërë ofertë për transferimin e mesfushorit të Bayern Munich, Renato Sanches, përcjell Express.

Thuhet se gjatë ndeshjes miqësore mes Bayernit dhe Chelseas, Antonio Conte ka folur me Carlo Ancelottin për mesfushorin portugez.

Thuhet se klubi bavarez është i gatshëm ta liroj lojtarin, pasi nuk ka arritur të lërë gjurmë në ekip pas transferimit nga Benfica verën e kaluar.

Për Sanchesin interesim të madh ka shfaqur edhe Milan, por këta të fundit nuk kanë arritur marrëveshje me klubin gjerman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme