Sanchez nuk luan ndaj Leicesterit

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 13:37 | Nga

Arsenali dhe Leicester City do ta hapin sezonin e ri të Premier Ligës këtë të premte, me ndeshjen që zhvillohet në “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” nuk do të mund të llogarisin në yllin e tyre, Alexis Sanchez, i cili sipas trajnerit Wenger, do të mungojë për shkak të një lëndimi të lehtë që ka pësuar në stërvitje.

“Sanchez nuk është i gatshëm, ai ka tendosje në bark nuk e di se për sa kohë do të mungojë”, tha trajneri francez.

E ardhmja e Sanchezit me Arsenalin vazhdon të mbetet në dyshim, pasi që lojtari ka kërkuar të transferohet te ndonjë skuadër tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme