Sancho drejt Premierligës, Dortmund e sheh largimin e tij të pashmangshëm

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Jadon Sancho me shumë mundësi do të ndërrojë skuadër këtë verë.

Sipas The Evening Standard, Borussia Dortmund po shikon largimin e Jadon Sanchos këtë verë si të pashmangshëm.

‘Milionerët’ janë duke kërkuar 120 milionë euro për talentin anglez, i cili po kërkohet nga disa klube angleze.

Chelsea dhe Manchester United janë të interesuar për 20 vjeçarin, që ka mahnitur me paraqitje këtë sezon në Bundesligë.

Futbolli anglez nuk është i panjohur për Sanchon, pasi nga Manchester City në vitin 2017 i është bashkuar Borussia Dortmundit.

Sancho në edicionin 2019/2020 në Bundesligë ka shënuar 17 gola./ln

Të ngjashme