“Sancho duhet ta zgjedhë Liverpoolin para Man Unitedit”

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Jadon Sancho është këshilluar që të zgjedhë Liverpool para Manchester Unitedit nëse ‘Redsat’ vendosin të shpenzojnë mbi 100 milionë euro për talentin anglez.

“Liverpooli mund t’i garantojë sukses si asnjë klub tjetër”, kështu mendon ish lojtari i ‘Redsave’, Glen Johnson

Ai beson se Sancho, me Jurgen Klopp te Liverpooli, mund të ketë sukses të jashtëzakonshëm.

“Sancho është lidhur me shumë klube nëpër Europë, por për mendimin tim do të jetë më shumë e vështirë të thotë jo Liverpoolit”, tha ai.

“E di shumë mirë çfarë do të thotë ta veshësh fanellën e Liverpoolit, për çdo të ri anglez është ëndërr”.

“Liverpool ka trajneri më të mirë në botë, janë kampion të Europës, do ta fitojnë Premierligën, kështu që do të ishte e vështirë nëse nuk do të siguronin nënshkrimin e Sanchos, nëse veç shkojnë pas tij”.

“Nëse ai dëshiron të luajë në Angli, asnjë klub nuk mund t’ia garantojë suksesin që Liverpooli tani është duke e arritur”.

Glen Johnson beson se Sancho do të krijonte partneritet fantastik me Mo Salah, apo edhe me të tjerët, Firmino e Mane. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme