Sancho nuk mendon largimin, i ka borxh Dortmundit

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Jadon Sancho, anglezi që parashikohet se do të ketë të ardhme të ndritur me Anglinë, është përshtatur mirë në Bundesliga me Borussia Dortmundin.

18-vjeçari ka realizuar katër gola dhe gjashtë asistime në 10 ndeshje të ligës. Forma e tij ka joshur interesimin e klubeve evropiane.

Anglezi që së fundmi ka vazhduar kontratën me “Milionerët”, ka thënë se nuk po mendon për largim nga gjermanët.

“Nuk po harxhoj mendimet në ndryshim”, ka thënë Sancho në një intervistë për Bildin.

“I kam borxh Dortmundit dhe mendoj vetëm për këtë ekip. Jam i lumtur këtu dhe nuk kam vazhduar kontratën për asgjë”.

Në tetor Sancho vazhdoi kontratën deri në vitin 2022. Te Dortmundi ai kaloi nga akademia e Manchester Cityt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme