Sane do të nënshkruajë për pesë vjet me Bayernin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi gjerman pritet të largohet nga Manchester City gjatë verës për t’ju bashkuar gjigantit bavarez

Bayern Munichu ka arritur marrëveshje personale me Leroy Sanen.

Tabloidi gjerman “Sport Bild” raporton se sulmuesi gjerman do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin bavarez, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti ofanziv është i vendosur për t’u rikthyer në Gjermani.

Ndërkohë, tash i mbetet kampionit aktual gjerman të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn.

Sane ishte pranë transferimit në “Allianz Arena” edhe verën e kaluar.

Mirëpo, një lëndim i rëndë, të cilin e pësoi në muajin gusht të vitit 2019, stopoi gjithçka.

Tash, përfaqësuesi gjerman është i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë.

Dhe, këtë mund ta bëjë nga sezoni i ardhshëm në Bayern Munich. 

Të ngjashme